Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 16 raste të reja me COVID-19, ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë rast vdekjeje nga ky virus.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 267.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.575 doza të vaksinës.
Deri më sot 821 mijë e 438 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 100 mijë e 906 të tjerë me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Klankosova.tv
Në total numri i rasteve aktive është 472./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?