Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli ka pritur sot ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës, Krystyna Marty Lang, të cilën e ka falënderuar për ndihmën që Qeveria e Zvicrës po jep për Kosovën dhe FSK-në, në veçanti në angazhimin e ekspertëve ushtarakë të deminimit të cilët janë të angazhuar në pastrim të fushave të minuara në Kosovë.
Sipas komunikatës nga takimi, Demolli e ka njoftuar ambasadoren edhe për zhvillimet e përgjithshme në MFSK dhe FSK, me theks të veçantë me procesin e transformimit të FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Ministri i Ministrisë për FSK i ka shprehur ambasadores Marty Lang interesimin për rritjen e kapaciteteve të FSK-së në të drejtën humanitare ndërkombëtare, si dhe sfera tjera që kanë të bëjnë me çështjet gjinore, gjithashtu në kuadër të këtyre edhe trajnimin dhe shkollimin e kuadrove të FSK-së në shtetin e Zvicrës.
Nga ana e saj, ambasadorja Marty Lang është shprehur se bashkëpunimi do vazhdojë edhe në të ardhmen në mes dy shteteve mike dhe në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Zvicrës.
Juventusi synon të përfitojë edhe 20 milionë euro nga dy bra...
Përshkallëzimi i protestave në Iran, një shtetas kanadez i v...
Krerët e shtetit bashkë me William Walker vizitojnë Hazbi Ka...
Vjedhen laptop, Ipad e mjete pune në institucione arsimore –...
Hoti: Nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i t...
Gjilan: Arrestohet zyrtari i bibliotekës, mori rroga mbi 19 ...