Kuvendi i Kosovës pritet të fillojë punën më 15 janar.
E në këtë datë është paraparë të mbahet takimi i Komisionit për Punë të Jashtme, ku do të shqyrtohet projektligji për demarkacionin, për të cilin pritet të votohet nëse do të shkojë ose jo në seancën e Kuvendit për miratim.
Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani i ka konfirmuar RTK-së përmes telefonit se më 15 janar do të thërrasë mbledhjen e komisionit për të votuar për marrëveshjen në mënyrë që të përmbushen afatet ligjore.
Kurse, ditë më parë Prokuroria ka konfirmuar se ka nisur hetimet lidhur me pretendimet se Komisioni i kaluar shtetëror për shënimin e kufirit, i udhëhequr nga Murat Meha, mund të ketë falsifikuar hartat e përdorura për Demarkacionin me Malin e Zi.
Zyrtarë të Prokurorisë së shtetit kanë bërë të ditur se prokurori i shtetit ka inicuar hetimet mbi të gjitha pretendimet e paraqitura dhe në qoftë se gjenden elemente të ndonjë vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare do t’i ndërmarrë veprimet e duhura ligjore.
Kuvendi i Kosovës nuk do ta procedojë për votim Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi derisa të marrë përgjigje nga Prokuroria.
Prokuroria e shtetit ia ka konfirmuar RTK-së se hetimi është në fazën e verifikimeve të pretendimeve të parashtruara.
Përmes një përgjigje elektronike, zyrtarë të prokurorisë së shtetit kanë bërë të ditur se prokurori do t’i verifikojë të gjitha provat e parashtruara dhe nëse gjenden elemente të ndonjë vepre penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare do t’i ndërmarrë veprimet e duhura ligjore.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...