Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me pagesat për anëtarët e këshillave të vendvotimit dhe stafin teknik që ka qenë i angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Personat e angazhuar janë paguar për një ditë pune varësisht nga pozita u ndryshon edhe paga.
15 euro për ditë janë paguar personat fizik që kanë bartur materialet zgjedhore.
“15 euro në ditë do të paguhen punëtorët fizik për ngarkim dhe shkarkim të materialit zgjedhor në KKZ”, thuhet në vendimin e KQZ-së.
Deri më tani janë dërguar për në Ministrinë e Financave listat për personat e angazhuar në 22 komuna:Deçan, Gjakovë, Drenas, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri, Zubin Potok, Junik, Mamushë, Han i Elezit, Graçanicë, Ranilluk, Partesh dhe Kllokot./arbresh.info/


Kushtetuesja i jep të drejtë ZRRE-së për liberalizimin e tre...
FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu...
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë...
Kafe falas për tifozët turq, restoranti në Prishtinë me gjes...
Dy të arrestuar për ndezje të fishekzjarrëve pranë hotelit k...
Arratisje e pazakontë në SHBA, gruaja me pranga arrin të ikë...