Edhe 15 ditë kanë mbetur deri te afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, por nga skena politike nuk ka asnjë shenjë deri tash që mund të arrihet pajtueshmëri për këtë çështje.
Opozita e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se nuk është i interesuar për zgjidhje dhe se do ta dërgojë vendin në zgjedhje. Në anën tjetër nga Qeveria kanë deklaruar në vazhdimësi se duhet arritur zgjidhje dhe të shmanget edhe një proces tjetër zgjedhor.
Aktualisht, koalicioni i ndërtuar nga Vetëvendosje ka 66 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 15 e AAK-ja gjashtë.
Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota në dy raundet e para. Në garë janë dy kandidatët e Vetëvendosjes, të cilët në seancën e 5 marsit nuk arritën të sigurojnë as kuorumin për nisjen e votimit.
Të hënën që shkoi është zhvilluar një takim mes Abdixhikut dhe Kurtit, por pa marrëveshje. PDK-ja ka kërkuar që një takim i mundshëm Kurti–Hamza të ftohet zyrtarisht me letër, ndërsa Abdixhiku ka bërë të ditur se tashmë është takuar edhe me Hamzën.
Kryeministri Kurti, deri më tani, nuk e ka ftuar në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Gjykata Kushtetuese ka caktuar afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit. Në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...