Dymbëdhjetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga aksidentet që ndodhën në rrugën Ferizaj – Prishtinë.
Mëngjesin e sotëm kanë ndodhur pesë aksidentet trafiku, ku janë përfshirë 15 vetura, raporton portali arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti, e cila ka treguar 12 persona kanë marrë trajtim parësor mjekësore.
“Me datën 05.08.2020 rreth orës 09:40 ne rrugën Ferizaj – Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore . Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, tha Ahmeti.
Arbresh.info ju sjell video nga vendi i ngjarjes
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabilem, ka n...