Në landin gjerman Baden Württemberg për herë të parë organizohet një pritje në nivel qeveritar për shtetasit e rinj gjermanë. Në vitin 2016, turqit, me 2948 “të gjermanizuar” kanë qenë bindshëm në krye të listës së të huajve që kanë fituar shtetësinë gjermane, ndërsa në vendin e dytë janë shtetasit e Kosovës.
Të premten, ministri i brendshën Thomas Strobl do të presë 300 të huaj të cilët rishtas kanë marrë nënshtetësinë gjermane, shkruan badischezeitung.de. Me këtë veprim, qeveria dëshiron të vë në dukje rëndësinë që ka natyralizimi i të huajve për landin dhe për Gjermaninë.
Gjatë vitit 2016 ka pasur një rritje të lehtë të numrit të të natyralizuarve në këtë republikë: janë regjistruar 17791, nga 17546 që kanë qenë një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Është kurioze të shihet se numri i qytetarëve të Britanisë së Madhe që kanë fituar pasaportën gjermane në këtë land, gjatë vitit 2016 është pesëfishuar në krahasim me vitin 2015.
Gjermanë «me letra» janë bërë gjatë vitit të kaluar njerëz nga 140 shtete të ndryshme, rreth 60 për qind të tyre kanë fituar dyshtetësinë.
Sikurse është bërë e zakonshme prej shumë vitesh, edhe në vitin 2016, turqit, me 2948 “të gjermanizuar” kanë qenë bindshëm në krye të listës së të huajve që kanë fituar shtetësinë gjermane. Në vendin e dytë janë shtetasit e Kosovës, me 1470 të natyralizuar ndërsa pas tyre, me 1013 sish, vijnë rumunët. Nëse përjashtohen irakianët dhe iranianët, 15 vendet e prejardhjes me numrin më të madh të natyralizimeve, janë në Evropë.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK