14 persona janë lënduar si pasoj e shpërthimit të një bombole të gazit në një shtëpi në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicën e Jugut, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen, ndërsa të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, shkruan Arbresh.info
Si pasoj e shpërthimit, janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale, kurse në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrfikësit dhe ekspertët e zjarrit.
“Kçiq i Madh, Mitrovicë Jugu / 13.01.2024 – 16:35. Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...