14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsifikim të rezultateve zgjedhore

10:01 | 14 Shkurt 2026
E.K

14 kryesues dhe anëtarë të komisioneve numëruese në Gjilan janë arrestuar të premten nën dyshimin për manipulim me vota, gjatë procesit të numërimit dhe regjistrimit të rezultateve zgjedhore.

Sipas Policia e Kosovës, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Raporti i policisë

Qendra Komunale e Numërimit dhe Rezultateve zgjedhore, Gjilan 29-30.12.2025 – 01-02.01.2026. Më 13.02.2025 në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona të dyshuar, kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues të QKN-Gjilan, me dyshimin se me datat e lartcekur gjatë numërimit dhe regjistrimit të rezultateve dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Arbresh.info