Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 37 aktakuza kundër 47 perosnave, për vepra të ndryshme penale.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se gjashtë prej tyre janë për dhunë në familje, shkruan Arbresh.info.
Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 18 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 3 të dyshuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kurse, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”. /Arbresh.info.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...