Policia e rajonit të Prishtinës kanë realizuar 136 urdhëresa të gjykatës brenda javës.
Sipas Policisë, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale dhe 103 të tjera për kundërvajtje, seanca, verifikime, shkruan Arbresh.info.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , që nga e hëna deri sot (11-17shtator 2023), në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 136 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale dhe 103 për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.”, thuhet në njoftim.
Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa./Arbresh.info
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...