Me rastin e përvjetorit të 13-të të vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Prishtinë do të organizohen një varg aktivitetesh.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në orën 09:00 do të bëjë homazhe tek varri në Velani.
Ndërsa kryesia e LDK-së bashkë me kryesuesit e Degëve do të bëjë homazhe tek varri i tij në orën 11:00 dhe pastaj menjëherë vazhdojnë në vizitë të familja Rugova.
Ndërsa, në orën 12:00 Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore. Akademia mbahet në Golden Imperial (lagjja në Veternik).
Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006 nga një sëmundje e rëndë.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...