Është rënduar gjendja në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, pasi nga COVID-19 janë prekur edhe punëtorë shëndetësorë të këtij spitali.
Drejtori klinik i këtij spitali, Dr. Ukshin Ismaili, ka bërë të ditur për Mediafokus.info se aktualisht janë 13 punëtorë shëndetësorë që janë të infektuar me coronavirus.
“Për momentin janë të infektuar 13 punëtorë shëndetësorë. Ju urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim në vendet e punës. Personeli shëndetësorë përballet çdo ditë më sfidën e quajtur COVID-19, por besojmë që do t’ia dalim”, ka thënë Ismaili.
Ai ka konfirmuar se që nga fillimi i përballjes me pandeminë, janë infektuar 38 punëtorë shëndetësorë, 12 prej të cilëve janë mjekë, 20 infermierë dhe 6 persona të tjerë që janë staf ndihmës.
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...
Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë t...
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike
DKA heton ligjëratën për Specialen në ‘Xhevdet Doda’, parala...