Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti Kosovën, përfshirë edhe vet të akuzuarit.
Sipas tij, tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar.
“Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë”.
“Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë”.
“Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë”.
“Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive. Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë”./arbresh.info/
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës