Bashkimi Evropian ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në gjithë botën, ku ka përfshirë edhe Kosovën.
Sipas raportit, situata në veri të Kosovës është konsideruar sfiduese për të drejtat e njeriut.
Po ashtu tuje thuhet se dorëheqja e serbëve nga institucioneve publike ka ndikuar negativisht në siguri, sundimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
“Situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht sa i përket gjykimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes, përfshirë sulmet ndaj profesionistëve të medias. Dorëheqja masive e serbëve të Kosovës nga institucionet publike dhe ngritja e postblloqeve pasuese ndikuan negativisht në situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në rajonin verior, ku sistemi i drejtësisë dhe policia funksionojnë me kapacitet të reduktuar”, thuhet në raport.
Megjithëkëtë thuhet se Kosova ka ende nevojë për përmirësim dhe fuqizim të procesit zgjedhor.
“Procesi zgjedhor i Kosovës ende ka nevojë për fuqizim për të adresuar dobësitë gjatë gjithë ciklit zgjedhor, siç janë identifikuar në misionet e njëpasnjëshme të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së, dhe më së fundi nga Misioni përcjellës i zgjedhjeve të BE-së, i vendosur në Kosovë në nëntor 2022”, thuhet në raport.
Përveç këtyre, është përmendur edhe procesi i dialogut, në raport u tha se në Kosovë po zhvillohet një dialog i rregullt politik.
“BE-ja vazhdon të lehtësojë Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ka pasur kriza të përsëritura në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2022 dhe situata në terren mbetet e brishtë”.
Në fund, u fol edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.
BE-ja do të vazhdojë të monitorojë nga afër respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Kjo përfshin lirinë e tubimit dhe shoqërimit, lirinë e shprehjes, të drejtat e personave në situata të cenueshme, duke përfshirë personat që u përkasin pakicave; e drejta për barazi dhe mosdiskriminim, fëmijët, personat LGBTI dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe barazinë gjinore, si pjesë e rrugës evropiane të Kosovës./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...