Qeveria e Kosovës do të bëjë shpërndarjen e disa maskave falas për qytetarët e Kosovës nëpër komuna. Kjo u bë e ditur nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Sot në emër të Qeverisë, zv-kryeministri Besnik Tahiri do të jap lajmin se do të shpërndahet në të gjitha komunat e Kosovës një donacion i ardhur nga diaspora. Janë më shumë se gjysmë milioni maska që do të shpërndahen në duart e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Zemaj.,
Ndërsa zëvëndes kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri njoftoi se nga Jordania kanë ardhur një numër i konsiderueshëm i maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse.
“Kanë ardhë gjysmë milioni maska, gel dezinfektues e mantile”, ka thënë Tahiri.
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë
QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...