Një person i moshuar është hedhur nga ura në lagjen Blloku i ri në Gjakovë rreth orës 17:00.
Aktualisht dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje.
“Arbresh.info” ka kontaktuar policinë e Gjakovës për të mësuar më shumë për rastin, të njëjtit kanë treguar se bëhet fjalë për një të moshuar, dhe ende nuk dihen motivet që kanë shtyrë atë të hidhet nga ura.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj i ka thënë “Arbresh.info” se një person ka pasi është hedhur nga ura që lidh qytetin e Gjakovës me fshatin Moglicë .
“Sot rreth orës 17:00 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se një person i moshuar është hedhur nga ura në lagjen blloku i ri. Me të marr informatën të gjitha njësitë kanë dal në vendin e ngjarjes. Deri më tani ende nuk është gjetur trupi i personit”, thotë Podrimaj.
Të gjitha njësitet kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë ta kërkojnë trupin e viktimës. Më poshtë keni foto nga vendi i ngjarjes të dërguar nga lexues të portalit./Arbresh.info

Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...