Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë bëj rinumërimin e 1 472 vendvotimeve.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, shkruan arbresh.info.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dërguar edhe një vendim tjetër që ka të bëjë me përjashtim nga rezultati të një pjesë të fletëvotimeve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 7 nëntor. Këtu kam parasysh dy vendimet që kanë të bëjnë me përjashtim nga rezultati të një pjesë të fletëvotimeve dhe për rinumërimin e 1 472 vendvotimeve”, ka thënë Elezi.
Elezi ka shtuar se për këto vendime mund të bëhet ankesë në Supreme ndërsa KQZ është e obliguar t’i respektoj afatet ligjore.
“Në këto vendime ka këshillë juridike që lejon ankesën kundër këtyre vendimeve në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i obliguar të respektojë këtë afat ligjor para se të procedojë më tutje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë ashtu siç ka bërë deri më tani, pra në përputhje me vendimet që e obligojnë KQZ-në”, ka përfunduar ai.
Ndryshe në vend zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 6 tetor./Arbresh.info/
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë