23 vjeçarja që mbeti e lënduar nga rënia e kulmit të Komunës së Prishtinës është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se sot ditë e premte është lutur për shëndeti e motrës se saj.
“Sot, ditë e xhuma! Lutemi për ty, Elza”, ka shkruar deputetja e VV-së, shkruan Arbresh.info
Ndryshe ajo po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intenziv Qendror (MIQ)
Arbresh.info ka kontaktuar me shefi i MIQ-it, Shaqir Uka.
Uka bëri të ditur se lëndimet janë serioze, por sot ajo është në gjendje relativisht stabile.
“Është sjell dje pas mesditës në QKUK dhe pas kryerjeve së ekzaminimeve radiologjike dhe laboratorike, në orët e mbrëmjes është dashur t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik për arsyet e lëndimit që ka marrë në kokë. Pas kryerjes së intervenimit kirurgjik, pacientja është dërguar në kujdesin intensiv , ku po qëndron për trajtimin edhe më tutje, lëndimet janë serioze por për momentin po paraqitet një gjendje relativisht stabile e saj”, tha Uka për Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Një e vajzë e lënduar nga rënia e çatisë së Komunës së Prishtinës, dërgohet në Emergjencë
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK