Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 12 viktima dhe 161 raste të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 771 testime për koronavirus, ndërsa 161 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-90, Kumanovë-11, Shtip-2, Prilep-6, Tetovë-5, Veles-4, Kavadar-2, Gostivar-15, Strumicë-8, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçan-3, Probishtip-2, Berovë-6, Vallandovë-1, Dellçevë-2, Kërçovë-2.
Ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 12 pacientë: 7 pacientë nga Shkupi (56, 86, 71, 57, 41, 86 dhe 82 vjet), një pacient nga Struga (67), një nga Tetova (85), një nga Manastiri (68), një nga Kavadari (56) dhe një pacient nga Prilepi (63), raporton Telegrafi Maqedoni.
Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 154 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 23.788, prej të cilëve 17.392 janë shëruar, ndërsa 846 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 5550.
Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt ës...
Publikohet formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëv...
Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren