Këto rezultate dolën nga edicioni i katërt i Raportit të Vlerësimit të të Drejtave të Komuniteteve që publikoi misioni i OSBE-së në Kosovë.
Në bazë të këtij raporti, Kosova ka arritur përparim në reagimin ndaj incidenteve te sigurisë, përpjekjet për të vendosur bashkëpunim rajonal për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova, si dhe ka përparuar edhe në lëshimin e letërnjoftimeve dhe dokumenteve të regjistrimit civil në gjuhët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Krahas këtyre arritjeve institucionet e Kosovës, sipas këtij raporti kanë mangësi që kanë të bëjnë me promovimin e mëtejshëm të dialogut dhe të pajtimit, mundësitë e kufizuara për të mësuar gjuhën e komuniteteve si dhe përfaqësimi shumë i ulët i komuniteteve në shërbimin civil të Kosovës.
Për t’i eliminuar këto mangësi, raporti i OSBE-së ka nxjerrë 12 rekomandime që do të ndihmojnë Kosovën në zbatimin e Konventës Kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare.
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger tha se çdo shoqëri duhet të ofrojë një ambient të sigurt për zbatimin e të gjitha të drejtave të të gjitha komuniteteve.
“Në çdo shoqëri, është me rëndësi që të gjithë komunitetet të jenë në gjendje që të jetojnë në ambient të sigurt me liri për të marrë pjesë në mënyrë aktive në jetën publike, të jenë në gjendje ta përdorin gjuhën e tyre dhe të praktikojnë kulturën dhe religjionin e tyre”, tha ai.
Ndërsa përfaqësuesja e Këshillit të Evropës, Isabelle Servoz-Galucci theksoi se KE ka punuar që nga fillimi për mbrojtjen e komuniteteve në Kosovë, duke bërë thirrje për më shumë tolerancë në komunitete.
Xabi Alonso në ‘radarin’ e Eintracht Frankfurtit
Zjarr masiv në një qendër tregtare në Pakistan, 6 të vdekur ...
Rama reagon për herë të parë për vendimin e SHBA-së: Amerika...
Mësohet sa do të mungojë Rrahmani pas dëmtimit që pësoi
Tri oferta nga Bundesliga, agjencia e Dakut flasin për një k...
Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen më shumë se gjysma e 914...