Gjithsej 12 milionë euro investime janë bërë në përmirësimin e cilësisë së ujërave, përfshirë ujërave të zeza por edhe rreugllimin e shtrateve të lumenjëve, ka thënë Ferat Shala, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.
Në edicionin e drejtpërdrejt të lajmeve Info 3 në RTK, ministri i mjedisit dhe planifikimit hapsinor Ferat Shala, me rastin e Ditës Botërore të Ujit po ashtu ka thënë se kjo është një ditë e shënuar në tërë rruzullion tokësor.
“Ditë kjo që kthen opinionin ndërkombëtar por edhe institucionet menaxhuese dhe median e shoqërinë civile tek resursi jetik që është uji. Kosovën kjo ditë e gjen me përgatitje të fuqishme legjislative në përmirësimin e ujërave në Kosovë”, ka thënë ministri Shala.
Megjithatë, ai është shprehur se është realitet që Kosova ende nuk ka ujë të nevojshëm. Por, institucionet e vendit, po përcjellim situatën dhe po investojmë fuqishëm në ngritjen e kapaciteteve. “Ne kemi strategjinë e ujërave që shpejt do të kaloj në qeveri dhe parlament”, ka thënë Ministri Shala.
Ai ka thënë se një punë e mirë është bërë përmes studimit të thellë për pellgun e Drinit që është një projekt ndërkombëtar.
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën