Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka thënë se është e habitshme si presidentja Vjosa Osmani nuk e tha as edhe një fjalë për shkeljen e dinjitetit që iu bë grave të Krushës nga ana e qeverisë.
Xhemaili ka thënë se presidentja Osmani i ka shfrytëzuar për famë personale gratë e Krushës.
“As edhe një fjalë Presidentja për krejt shkeljen e dinjitetit që ju bë grave të Krushës, njëherë me refuzim të grantit dhe pastaj linçimit të tyre e cila u përcoll edhe me një konferencë për media nga Fahrije Hoti. E njëjta Presidente që ka kërku buxhet shtesë për Zyrën e Presidencës, kryekëput për luks, ka bërë PR personal me foto me Fahrije Hotin dhe në fund ua ktheu shpinën kur u prekën te buka e gojës dhe pozita ku Vjosa është hisedare”, ka thënë Xhemaili./Arbresh.info
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe