Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka dekretuar sot 23 gjyqtarë të rinj.
Kryesuesi i KGjK-së, Skënder Çoçaj, iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend.
Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtaret e rijnë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.
Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK.
Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë gjykatat themelore të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestua...
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...
Policia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askus...
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kand...
Kërcet dajaku te Reali, Valverde përfundon në spital
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...