Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një statusi në facebook, ka dhënë raport për 14 pacientët që kanë pësuar lëndime nga djegjet, bombola e gazit dhe 1 me lëndime në gjoks, në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Postimi i plotë:
“Katërmbëdhjetë pacientët që kanë pësuar lëndime nga djegiet, nga bombola e gazit dhe 1 me lëndime në gjoks, në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pas trajtimit në Klinikën Emergjente të QKUK-së, janë transferuar për mjekim të mëtutjeshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së.
Katër nga ta janë operuar në sallat emergjente, kurse tek të tjerët janë kryer ndërhyrje në sallën e vogël të ndërhyrjeve kirurgjike, Shërbimin e Reanimimit dhe atë Kirurgjik, të po kësaj klinike.
4 pacientë janë transferuar për mjekim të mëtejshëm në Mjekimin Intensiv Qendror, meqë kanë gjendje më të rënduar shëndetësore nga djegia.
8 pacientë janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku po e vazhdojnë trajtimin dhe mbikqyrjen nga stafi shëndetësorë.
2 në Kirurgjinë Abdominale dhe 1 do të transferohet në Kirurgji Torkale.
Stafi mjekësor dhe infermieror i këtyre klinikave do të vazhdojë të ofrojë kujdes dhe mbikqyrje shëndetësore 24-orëshe për këta pacientë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve