Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se i është anuluar leja për aterim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Për këtë anulim, Pacolli ka publikuar edhe dëshminë që iu është anuluar leja për aterimin me aeroplan privat në aeroportin e Prishtinës.
“Kjo është deshmija se leja për aterim të cilën aeroplani im ka poseduar për aeroportin e Prishtinës ( që ishte konformë rregullave të BE dhe IATA.s) është anuluar.
I nderuar,
Ju lutem të jeni të këshilluar për çdo fluturim të planifikuar në Aeroportin e Prishtinës duhet të bëni sërish kërkesën zyrtare. Për shkak të situatës, kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Ministri i Infrastrukturës si dhe autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punëve të Brendshme.”, shkruan Pacolli në facebook./arbresh.info/

SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan