Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në prag të Vitit të Ri, ka vizituar Klinikën Emergjente dhe atë të Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Presidentja tha se puna e stafit mjekësor ndaj shëndetit të pacientëve edhe në kohë të ndërrimit të motmoteve, larg familjeve të tyre, tregon përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.

Gjatë vizitës, Osmani u informua për punën e tyre përgjatë këtij viti, si dhe për sfidat me të cilat po përballet sektori i shëndetësisë.
Presidentja shprehu mirënjohje të thellë për përkushtimin e të gjithë stafit në këto klinika, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

“Tutje, Presidentja Osmani nënvizoi nevojën për vazhdimin e investimeve në sektorin e shëndetësisë, për të siguruar kushte më të mira pune për mjekët dhe shërbime më cilësore për pacientët, me ç’rast konfirmoi mbështetjen e plotë dhe përkushtimin për vazhdim të bashkëpunimit edhe me partnerë të shumtë në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Po ashtu, Osmani ju ka uruar të gjithë profesionistëve shëndetësor mbarësi dhe suksese në vitin e ri 2024./Arbresh.info

Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...