Bie numri i vatrave aktive me zjarr në Kosovë, ndërkaq për momentin katër vatra janë aktive në lokacione të ndryshme, shkruan arbresh.info.
Nehat Koqinaj nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent për arbresh.info tha se numri i vatrave aktive me zjarr është katër, dhe se situata me zjarre në Kosovë ka rënë.
“Numri i vatrave të zjarrit ka rënë. Aktualisht janë aktive 4 vatra zjarri. Në Suharekë , rajoni i Prizrenit janë dy lokacione në Vraniç dhe Bukosh, ndërkaq po ashtu edhe në lokacionin te Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna, si dhe Janjevë – zjarr fushor dhe malor”, tha Koqinaj.
Tutje Koqinaj tha se përveç njësive profesionale për zjarrfikje për shpëtim janë edhe njësia e FSK-së dhe KFOR-i po ashtu.
“Në të gjitha këto lokacione, NJPZSH janë në veprim, deri sa në rajonin e Pejës, Bjeshkët e Nemuna në veprim përveç NJPZSH( Njësive Profesionale Zjarrefikje Shpëtim) janë edhe njësi të FSK-së dhe mbështetja sipas kërkesës edhe nga KFOR-i”, deklaroi Koqinaj.
Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka shkuar për vizitë në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve, prej ku është njoftuar për situatën me zjarre në këtë komunë./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...