Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet e seancës së djeshme. Në seancën e sotme pritet të shqyrtohen edhe tri pikat e mbetura të rendit të ditës.
Në mesin e këtyre pikave që pritet të votohet nga deputetët është shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Seanca pritet të fillojë në ora 10:00.
Ky është rendi i ditës:
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës;
10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni;
11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...