Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova.
Pas takimit, kryeministri Kurti tha se ka falënderuar Apostolovën për mbështetjen që i ka dhënë BE në vazhdimësi Kosovës.
“Falënderova Apostoloven për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të BE për Kosovën dhe në anën tjetër shpreha zotimin tonë t’i ndjekim me vëmendje dhe përkushtim të gjitha proceset e integrimit të Kosovës në BE”.
“Në veçanti e falënderova për ndihmën e fundit prej 75 milionë euro për filterët në termocentralin B”.
“Gjithashtu shpreha përkushtimin tonë për Era 2 që e shohim si vendimtar për zbatimin e reformave të marrëveshjes për Stabilizim Asociimi”.
Kurti tha se do të mbesin për përkushtuar për rrugëtimin e Kosovës drejtë Europës.
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...