Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e inaugurimit të presidentit Donal Trump, ka takuar kongresmenët, Gary Palmer (Alabama), Andy Harris (Maryland) dhe Brad Knott (Karolina e Veriut).
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se ka takuar edhe përfaqësues eminentë të mërgatës shqiptare në SHBA, përcjell Arbresh.info.
“Sot, ditën e inaugurimit të Presidentit Donald Trump, pata kënaqësinë ta filloj me takime përmbajtësore me kongresmenët, Gary Palmer (Alabama), Andy Harris (Maryland), Brad Knott (Karolina e Veriut), si dhe me përfaqësues eminentë të Mërgatës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara”, tha Haradinaj.
“Avansimi i marrëdhënieve të Kosovës me ShBA, koordinimi dhe anëtarësimi në NATO, janë jetike për sigurinë, demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë”, tha Haradinaj./Arbresh.info
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...