Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetart të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.
Nënkryetari Ismajli tha se ka një rritje të rasteve të infeksionit, duke shtuar se kjo duhet të shërbej si thirrje për t’u mbrojtur nga COVID-19, duke respektuar masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.
Ai bëri të ditur se numri i rasteve aktive aktualisht në Gjilan është 119.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11424 mostra, 3644 kanë rezultuar pozitivë, 3606 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 119 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 17 persona dhe 400 mostra në pritje për rezultat.
Ndryshe, Komiteti i themeluar nga kryetari Lutfi Haziri më 13 mars 2020, ka të përfshira institucionet lokale dhe regjionale, përfshirë edhe QKMF’në, emergjencat civile, QRSHP, policinë, Bashkësinë Islame, zjarrfikësit, qendrën e thirrjeve 112 dhe Kryqin e Kuq.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...