Prishtina vazhdon të jetë komuna me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në vend.
Nga kjo komunë kanë dhënë detaje për situatën aktuale.
“Kemi 1188 qytetarë me Covid-19 aktiv në Komunën e Prishtinës derisa kemi arritur në 420 të shëruar”, thonë për RTV21 nga kjo komunë.
Në këtë komunë tashmë janë duke bërë përgatitjet për testet serologjike.
“Jemi në instalim të aparaturave në laboratorin e kujdesit shëndetësor parësor. Kemi diku rreth 20 mijë teste të parashikuara, 10 mijë veç i kemi kontraktuar dhe po shpresoj që ditët në vazhdim do të fillojmë shumë shpejt”.
Ndërkohë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se e kanë marrë lejen për importin e testeve serologjike të ndaluara që nga marsi i këtij viti. Këto teste kishin mbetur të bllokuara në terminal doganor qe tre muaj.
Deri më tani aktiv me Covid-19 në vendin tonë janë 2640 persona.
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...