Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhjen e radhës.
Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet në orën 10:00, te Kuvendi i Kosovës, salla N204
Në po të njëjtën orë do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrtoni Projektligjin 08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.(Kuvendi i Kosovës, salla N303)
Kurse në orën 11:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin për lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit si dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10).
Kurse Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në orën 11:30, shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Këshillit Prokurorial të Kosovës, për vitin 2022. Te ftuar: Përfaqësuesit e KPK-së./Arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK