Të dielën nga ora 10:30 deri në orën 15:00, 00 autostrada “Dr. Ibrahim Rugova,” dhe autostrada “Arben Xhaferi,” shiriti rrugor drejtimi Trudë –Hani i Elezit nga hyrje – dalja Trudë e deri në Hanin e Elezit do të jetë e mbyllur për pjesëmarrësit në trafik.
Kjo pasi siç njofton policia për shkak të garave të çiklizmit “Kupa e Kosovës”.
Përmes një njoftimi për media, policia ka lutur qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.
“Me datën 27.04.2025 nga ora 10:30 deri në orën 15:00 autostrada “Dr. Ibrahim Rugova,” dhe autostrada “Arben Xhaferi,” shiriti rrugor drejtimi Trudë –Hani i Elezit nga hyrje – dalja Trudë e deri në Hanin e Elezit do të jetë e mbyllur për pjesëmarrësit në trafik për shkak të garave të çiklizmit “Kupa e Kosovës”, andaj lusim qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, me qëllim që mos të kenë vonesa në udhëtimet e tyre”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit