Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur sot në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib.
Gjatë takimit, dy ministret diskutuan një numër çështjesh bilaterale, përfshirë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, procesin e integrimeve euro-atlantike të Kosovës, si dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gërvalla dhe Lahbib këmbyen mendimet dhe pikëpamjet rreth zhvillimeve globale dhe efekteve të tyre në rajonin e Evropës Juglindore, por edhe në gjithë kontinentin evropian, si dhe diskutuan rrugët për forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët.
Sipas njoftimit të MPJD-së temë e veçantë e diskutimeve ishte edhe avancimi i integrimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, procese këto për të cilat ministrja Gërvalla u shpreh mirënjohëse për përkrahjen parimore të Belgjikës.
Ministret Gërvalla dhe Lahbib shprehën edhe përkushtimin e dyanshëm për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Belgjikës, me theks të veçantë në shfrytëzimin e një diaspore të rëndësishme kosovare në Belgjikë si urë lidhëse shtesë mes dy vendeve tona./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?