Nesër me 5 nëntor bëhet një vit që kur ish-presidenti Thaçi dhe krerët tjerë të UÇK-së janë arrestuar nga Gjykata Speciale.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në RTV Dukagjini thotë se LVV ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale por sipas saj tashmë kjo Gjykatë nuk mund të zhbëhet.
Ajo tregon se zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë kanë udhëtuar për në Hagë ku janë takuar me të akuzuarit, por që Thaçi dhe Veseli nuk kanë dashur takim me ta.
“Ne kemi pasur një vizitë në Gjykatën Speciale, përpos zotit Thaçi dhe zotit Veseli që nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, kemi takuar zotin Krasniqi, Selimi dhe Gacati. Thaçi e Veseli nuk kanë refuzuar të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë”, tha Haxhiu.
Haxhiu thotë secili prej atyre që janë në Hagë kanë mbështetjen financiare nga shteti dhe e kanë mbrojtën e paguar
“Ministria e Drejtësisë është duke i kryer përgjegjësitë që ka ndaj tyre”, tha tutje Haxhiu.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari