111 persona të prekur me Covid 19 gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
66 prej tyre janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e Klinikës Infektive thuhet gjithashtu se 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot, me datë 30.06.2020, janë të shtrirë 111 raste me Covid-19 pozitiv.
66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.
Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP.
Në klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COvid-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./arbresh.info/
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë