11 raste të vjedhjeve dhe katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt gjatë gjashtë ditëve të javës që lajmë pas.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt, raporton Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve. Gjatë periudhës 24- 30.03.2025 janë raportuar këto raste. Veprat penale kundër pasurisë. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 11 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon, 8 raste në Ferizaj, 2 raste në Shtime, 1 rast në Kaçanik. Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Sipas realizimit të urdhëresave të gjykatës, policia ka arrestuar 15 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtësi.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale në këto mënyra: Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë,- Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës