Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës kohore janar- tetor të vitit 2025 , me kërkesë të prokurorit të shtetit janë konfiskuar me vendim përfundimtar të gjykatës, gjithsej 63 automjete, përfshirë vetura, kamion, kombi dhe makineri tjera të punës të cilat janë përdorur apo përfituar përmes veprave penale.
Sipas njoftimit, të konfiskuara me kërkesë të prokurorit të shtetit dhe urdhër përfundimtarë të gjykatës përfshihen vetura luksoze të markave të ndryshme të cilat kapin vlerë të madhe, si dhe është obliguar Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar për shitjen e të njëjtave dhe të gjitha mjetet të derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës.
Kurse, 43 automjete, kryesisht vetura të markave të ndryshme janë sekuestruar me kërkesë të prokurorit të shtetit dhe të njëjtat dyshohen se janë përfituar apo shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.
Ndërsa, 13 automjete janë kthyer pronarëve të tyre pas sekuestrimit si rezultat i hetimeve të ndërmarra nga ana e prokurorit të shtetit./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?