Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro si ndihmë Preshevës, për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e ndodhura atje më 27 maj.
Ky vendim erdhi pak ditë pasi të njëjtën gjë e bëri Komuna e Prishtinës, asamblistët e së cilës votuan që Preshevës t’i dhurohen 50 mijë euro.
Ndërkaq nga ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se këto mjete do të ndahen nga nënprogrami i kategorive të shpenzimeve të paparashikuara.
Murati ka thënë se mjetet për këtë vendim do të shkojnë në xhirollogarinë e Komunës së Preshevës. /arbresh.info/
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...