Në pjesën veriore të Mitrovicës, brenda 3 ditësh janë realizuar 100 kontrolle të mamografisë.
Kështu bën të ditur Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
LVV thekson se mamografia është bërë kryesisht nga gra të komunitetit serb dhe jo vetëm.
“Në kuadër të muajit për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit, janë duke u realizuar kontrolle në të gjitha komunat. Në pjesën veriore të Mitrovicës, brenda 3 ditësh janë realizuar 100 kontrolle të mamografisë, kryesisht gra të komunitetit serb dhe jo vetëm.”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, LVV njofton se këto shërbime dhe të tjera do të vazhdojnë të ofrohen për qytetarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...