100 kamera të sigurisë do të vendosen në qytetin e Gjilanit, insvestim ky nga ICITAP-Ambasada Amerikane, në vlerë prej 88 mijë dollarësh.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e bordit të drejtorëve të mbajtur të hënën.
“E falënderoj ICITAP dhe Ambasada Amerikane për mbështetjen në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Gjilanin. Kamerat do të vendosen në qytet, nëpër institucionet publike, në shkolla dhe në tri hyrje-daljet e qytetit dhe me këtë do të krijohet një siguri dukshëm më e madhe pwr qytetarwt”, ka thënë Haziri.
Ai ka bërë të ditur se projekti do të filloj brenda pak ditësh, ndërkaq do të përfundoj brenda këtij vitit, përderisa Komuna e garanton mirëmbajtjen e tyre.
Ndërkohë, në mbledhjen e sotme u konfirmua se të gjitha rrugët gjithandej territorit të komunës janë të hapura dhe kalueshme, pas reshjeve të fundit të borës.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...