Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 10 raste të reja të infektuara.
Ndërsa janë shëruar 10 persona.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i MSH’së:
#Bashkëiadalim 01 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës.
Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.580 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.345.
Në total numri i rasteve aktive është 165. /arbresh.info/

Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...