Më gjashtë tetor qytetarë të shumtë të vendit iu drejtuan kutive të votimit. Duke besuar në ndryshim të mirë të Kosovës qytetarët zgjodhën që votat e tyre t’i drejtonin për kandidatët dhe partitë t2ë cilëve u besuan.
Në bazë të rezultateve përfundimtare të publikuara sot nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese në vend, me 220.811 vota ose 26,29%.
Lidhja Demokratike mori 206.458 vota apo 24.46%, PDK 178.645 vota apo 21.16%, AAK-PSD 98.883 vota apo 11.48%
Por nga të gjitha këto parti pati edhe shumë femra të cilat grumbulluan numër të madh të votave, shkruan Indeksonline.
Bazuar në rezultatet e përgjithshme për kandidatët në vend, del që Vjosa Osmani është padyshim femra më e votuar edhe si bartëse e listës së LDK-së, duke u pasuar nga ish-deputetja Albulena Haxhiu, Mimoza Kusari e kështu me radhë.
Këto janë 10 femrat më të votuara për deputetet të Kuvendit të Kosovës:
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...