Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë, derisa arritja e një marrëveshjeje mes Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Qeverisë së Kosovës nuk duket që është afër. Pra nxënësit edhe këtë të hënë nuk do të kthehen në bankat shkollore.
Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, duke e quajtur si të paarsyeshme kërkesën e SBASHK-ut për 100 euro shtesë.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se kanë zhvilluar mbi 30 takime me sindikatat, por që sipas tij, po mungon gatishmëria nga sindikatat për të ecur përpara.
Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për të ecur përpara” ka thënë Kryeziu./arbresh.info/
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...