Sot nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura me vonesë nga diaspora

13:55 | 1 Nëntor 2019
A Z

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar procesi i vlerësimit të pakove me vota nga diaspora.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të fillojë sot në QNR në orën 17:00.

“Është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të bëhet sot (e premte, 1 nëntor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00”, ka thënë Elezi për arbresh.info.

Dje, ndërkaq, nga ky institucion kishin deklaruar se do t’u duhen disa ditë për ta filluar numërimin.

Shpërndaje në rrjete sociale