Është rritur çmimi i arit për 10 për qind, krahas rritjes së çmimeve edhe në sektorë të tjerë.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Shoqatës së Argjendarëve të Kosovës, Enver Pakashtica.
“Ka ngritje dhe këto janë kriza globale, këto e rrisin edhe çmimin. Te na ka ndiku negativisht pasi klientët janë të hutum në çmim, s’ka produkt që s’ka pas ngritje. Ari ka lëviz çmimi. Interesimi ka renë për toke për me ble ari. Na ka dëmtua pasi s’po kemi qarkullim, ngritja aktualisht te ari ka shkua në 10% në këtë periudhë. Na këtë periudhën e fundit qa kemi punua me këtë ngritje të fundit na jemi në minus pasi s’mundemi me shit produktin me çmimin që e kemi pas para dy muajve”, ka thënë Pakashtica.
Ndonëse festa më e afërt ishte 8 marsi, këtë herë, ari është parë vetëm nga korniza e dyqaneve por nuk është blerë, vazhdon rrëfimin Pakashtica për Arbresh.info
“Para dy javë kemi shit diçka 100 euro e tash është ngrit 110 deri në 120 dhe ne dalim jo serioz. Neve na ka dëmtu së pari pandemia pastaj edhe tash zhvillimet e fundit botërore. S’ka pas fare interesim për të blerë diçka të arit shkaku i çmimit për 8 mars. Për dallim nga vitet e kaluara tash s’ka fare interesim”, ka përfunduar ai./V.Selimi/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...