Për ditën ndërkombëtare të tyre, një organizatë në Gjakovë ka vendosur që të ndajë rroba për fëmijë.
Është organizata George Williams Youth Association në Gjakovë, e cila në bashkëpunim me organizatën Bethany Christian Services, ka bërë të mundur që një numri të konsiderueshëm të fëmijëve të komunitetit Romë, Ashkalinj dhe Egjiptas t’u shpërndajë dhurata.
Kjo organizatë ndau rroba për fëmijët e këtyre tri komuniteteve në fshatin Brekoc, e po ashtu edhe për disa fëmijë të tjerë të komuniteteve Romë, Ashkalinj dhe Egjiptas edhe në Fushë Kosovë.
George Williams Youth Association është organizatë e themeluar në baza vullnetare dhe e cila punon në Gjakovë, Pejë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë. Në qytetin e Gjakovës ka dy dyqane bamirësie dhe fondet të cilat krijohen nga këto dyqane shfrytëzohen për ndihmë të të rinjve, fëmijëve dhe njerëzve në nevojë në mënyra të ndryshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...