Më 1 qershor 2025, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, Policia Rajonale e Ferizajt ka realizuar një aktivitet festiv në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Me këtë rast, Policia prezantoi para fëmijëve të gjitha njësitë policore dhe ekspozoi pajisjet me të cilat ata punojnë çdo ditë.
Aktivitetit iu bashkëngjitën edhe përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), KFOR-i, Brigada e Zjarrfikësve dhe Emergjenca e Ferizajt.
“Fëmijët patën mundësinë të bashkëbisedojnë nga afër me pjesëtarët e secilit institucion dhe të realizojnë fotografi si kujtim nga ky aktivitet. Qëllimi i këtij organizimi ishte rritja e besimit të fëmijëve dhe prindërve të tyre ndaj institucioneve të sigurisë, duke promovuar një qasje të hapur, edukative dhe miqësore ndaj komunitetit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info




Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C